Mësoni më shumë rreth bio.inspecta shpk

bio.inspecta në Shqipëri është trupa e parë certifikuese shqiptare e listuar nga Komisioni Evropian në listën e Organizmave të Njohur të Inspektimit dhe Çertifikimit. bio.inspecta ndihmon ekonomitë bujqësore dhe bizneset të zhvillojnë dhe forcojnë pozicionin e tyre në treg në mënyrë të qëndrueshme. Me gamën e saj të plotë të shërbimeve, bio.inspecta përfaqëson cilësinë, besueshmërinë dhe dobinë e klientit.

Nëpërmjet certifikimit ne mbrojmë prodhuesit, garantojmë konsumatorët dhe i shtojmë vlerë produktit. 

Orientuar drejt së ardhmes 

bio.inspecta është ofruesi kryesor i shërbimeve të inspektimit dhe certifikimit për produktet e prodhuara në përputhje me parimet e qëndrueshmërisë mjedisore dhe sociale dhe mirëqenies së kafshëve.

Besueshmëri 

Stafi kompetent dhe me përvojë i bio.inspecta është i fokusuar për të kryer inspektimin dhe certifikimin e fermave bujqësore dhe kompanive të përpunimit dhe tregtimit - në mënyrë të qartë, të pavarur dhe të besueshme. Në këtë mënyrë garantohet besueshmëria e produkteve dhe proceseve të inspektuara dhe certifikuara nga bio.inspecta.

Orientuar drejt klientit 

bio.inspecta orienton aktivitetet e saj drejt nevojave të klientëve dhe ka komunikimin të hapur me ta. bio.inspecta përpiqet vazhdimisht të rrisë kënaqësinë e klientëve të saj duke ofruar, nga një burim, brenda dhe jashtë vendit, produkte që plotësojnë kërkesat e klientëve dhe shërbime që janë efikase.

Përkushtim 

Në punën e saj të përditshme, bio.inspecta është aktive në promovimin e bujqësisë organike dhe e përkushtuar ndaj çështjeve etike dhe sociale. bio.inspecta përpiqet të ruajë një mjedis pune pozitiv. Duke ndihmuar stafin të përmirësojë aftësitë e tyre sociale dhe profesionale, bio.inspecta i motivon ata të punojnë në një mënyrë të orientuar drejt rezultateve, të pavarur dhe të fokusuar në ekip.

bio.inspecta shpk në shqipëri është rezultat i një procesi të gjatë konsolidimi bazuar në partneritet, siguri dhe besueshmëri. Në vitin 2006, në kuadër të projektit SASA, u krijua organizata jofitimprurëse Albinspekt si organizmi i parë certifikues shqiptar i akredituar dhe i njohur nga Komisioni Europian për certifikim sipas rregullores organike europiane. Në vitin 2017, Albinspekt bëhet pjesë e bio.inspecta - Zvicër, duke dhënë mundësinë e ofrimit të të gjitha shërbimeve nga një burim i vetëm. Si anëtar i Easy Cert Group - një ombrellë ndërkombëtare e organizmave certifikues, ne synojmë t'u shtojmë vlerë klientëve tanë. Në vitin 2020 themelohet dega bio.inspecta në Kosovë me zyrë lokale. 

 bio.inspecta shpk është tashmë përfaqësuesi i bio.inspecta për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Komisioni Europian

Komisioni Europian

E listuar nga Komisioni Europian për ofrimin e inspektim-certifikimit sipas Rregullores Ekuivalente me EEC 834/2007, “Për prodhimin organik dhe etiketimin e produkteve organike” dhe rregullat zbatuese EEC 889/2008.

Shërbimi i Akreditimit Zviceran

Shërbimi i Akreditimit Zviceran

bio.inspecta AG ëshë akredituar sipas ISO 17065, për ofrimin e inspektim-certifikimit sipas Rregullores Ekuivalente me EEC 834/2007, “Për prodhimin organik dhe etiketimin e produkteve organike” dhe rregullat zbatuese EEC 889/2008.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Njohur nga Komisioni Shtetëror i Prodhimit Organik (KSHPO) pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për ofrimin e inspektim-certifikimit sipas ligjit 106/2016 "Për prodhimin biologjik, etiketimin e produkteve biologjike dhe kontrollin e tyre".

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Kosovë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Kosovë

bio.inspecta është e njohur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Kosovë për ofrimin e inspektimit dhe certifikimit për fermerët dhe kompanitë me vendndodhje në Kosovë sipas ligjit organik.

Zyra Federale Zvicerane për Bujqësi (FOAG)

Zyra Federale Zvicerane për Bujqësi (FOAG)

Njohur nga Zyra Federale Zvicerane për Bujqësi (FOAG).

IFOAM

IFOAM

Anëtar i plotë i IFOAM – Federata Ndërkombëtare e Lëvizjes së Bujqësisë Organike

Këshilli Evropian i Certifikuesve Organikë (EOCC)

Këshilli Evropian i Certifikuesve Organikë (EOCC)

Anëtar i EOCC – European Council of Organic Certifiers.

GlobalG.A.P.

GlobalG.A.P.

Anëtar i Global G.A.P. dhe themelues National Technical Working Group Albania (NTWG)

Zyra qëndrore: bio.inspecta shpk, Tiranë, Shqipëri
Dega: bio.inspecta Kosovë, Fushë-Kosovë, Kosovë

Nuk ka vende të lira për momentin